Arrestohen për tregti droge, tre shqiptarë në Selanik
Policia greke njofton për arrestimin e 3 shtetasve shqiptarë, në Selanik, pasi zotëroinin një sasi prej 22 kg kanabis sativa. Sipas faqes on-lajn të gazetës "Kathimerini", shqiptarët të moshave 22 dhe 28-vjeçare, u ndaluan në flagrancë, ndërsa tentonin ta shisnin bimën narkotike, në qendër të qytetit.