Pahor papritur viziton Beogradin

Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, ka qëndruar mbrëmë në Beograd ku është takuar me presidentin e Serbisë Boris Tadiq, në mënyrë që bashkë me eurokomisionerin për Zgjerim, Stefan Fuele, ta bindin të marrë pjesë në konferencën për Ballkanin në Slloveni.
Lajmin e ka konfirmuar kabineti i kryeministrit të Sllovenisë, shkruan e përditshmja sllovene "Dello".
Presidenti serb, Boris Tadiq, ka përsëritur qëndrimin e vendit të tij se pjesëmarrja e Serbisë në samitin e Bërdos pranë Kranjit varet nga ajo nëse pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës do të jetë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raportojnë mediat beogradase.
Konferenca nuk dështon
Ministria e Jashtme sllovene ka deklaruar se Konferenca e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet gjithsesi këtë fundjavë, pa marrë parasysh bojkotin e mundshëm nga Presidenti serb, Boris Tadic.
Konferenca e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet këtë fundjavë në Bërdo, pa marrë parasysh bojkotin e mundshëm nga Serbia, ka deklaruar të mërkurën Ministria e Jashtme e Sllovenisë.
“Konferenca do të mbahet gjithsesi”, ka thënë MJP sllovene për agjencinë e lajmeve DPA.
Por, bashkorganizatorët Sllovenia dhe Kroacia nuk kanë mundur të sigurojnë deri më tash pjesëmarrjen e Serbisë dhe Kosovës, shkruan DPA-ja.
Mirëpo, agjencia citon Zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi se Kryeministri Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm në Konferencën e Bërdos.
“Nuk kemi informata se ka ndryshuar diçka”, ka thënë Kuçi.
“Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë konfirmuar pjesëmarrjen në nivelet më të larta. Bisedimet për modelin e pjesëmarrjes së Serbisë dhe Kosovës po vazhdojnë”, ka thënë Ministria e Jashtme sllovene.
Konferenca mban emrin “Së bashku për Bashkimin Europian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen europiane”.
Shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zbogar, ka deklaruar se ende po vazhdojnë bisedimet rreth konferencës.
Ndërkaq, Kabineti i Presidentit serb, Boris Tadic ka deklaruar të mërkurën se integriteti i Serbisë nuk mund të vihet në pikëpyetje në forumet ndërkombëtare. Zyrtarët serbë kanë përsëritur se Serbia do të marrë pjesë në Konferencë, nëse përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës marrin pjesë në përputhje me parimet e Kombeve të Bashkuara.
Në Samitin e liderëve të vendeve ballkanike pritet të marrë pjesë edhe Presidenti i Bashkimit Europian, Herman van Rompuy, komisionari për zgjerim, Stefan Fuele si dhe ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos.
Ndryshe, për shkak të Serbisë, organizatorët e konferencës kanë vendosur që ajo të mbahet pa simbole shtetërore dhe pa emra të shteteve. Në tavolinën e bisedimeve do të vendosen vetëm emrat e pjesëmarrësve.
Po ashtu, për shkak të Serbisë, emrat e shteteve nuk do të vendosen as në deklaratën e përbashkët që pritet të aprovohet të shtunën.
Në samit, organizatorët, Sllovenia dhe Kroacia, kanë ftuar liderët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja.