E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Berisha mashtroi me rritjen e pensioneve, i ulet

Socialistet serish akuza ndaj qeverise ne lidhje me pamjaftueshmerine e pensioneve te rritura. "Rritja prej 35 % ne te tri vitet bashke eshte vetem per pensionistet ne qytet qe marrin pension minimal, sepse per 37 mije pensioniste te tjere ne qytet qe marrin pensione te pjesshem, te ardhurat mujore nuk kalojne akoma 10 mije leke ne muaj", eshte shprehur Beqja. Sipas tij dhe ne fshat gjendja mbetet skandaloze. Per te, jane 48 mije pensioniste ne fshat, apo me shume se 1/3 e tyre, me pensione te pjesshme qe akoma kane te ardhura mujore me pak se 5 mije lek. Shtrenjtimi i ndjeshem i jeteses tregon se edhe rritja e pensioneve ne korrik 2008 nuk mjafton as per te kompensuar koston e disa elementeve baze te jeteses se nje familje pensionistesh. "Kjo eshte arsye e mjaftueshme qe Sali Berisha te hyje vitin e ardhshem ne kategorine e pensionisteve", tha Beqja.

Deshtimi

"Qeveria nuk e llogariti dhe nuk e shpalli kurre minimumin jetik. PS do ta beje kete qysh ne fillim te mandatit te saj. Pasi dhe per 100 mije pensioniste te tjere te qytetit rritja prej 6.7 % ne vit eshte rritja me e ulet e pensioneve ne 17 vjetet e fundit", tha Beqja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›