Ekzekuton rojen me plumb ne koke
Mirdite- Vellai dhe njekohesisht shoferi i kryekomunarit te Selites ne Mirdite, ekzekuton me dy plumba pistolete ne koke rojen e parkingut. Krimi ka ndodhur ne sy te djalit te mitur te viktimes, kurse autori eshte arratisur nga vendngjarja pasi policia mberriti disa minuta me vonese. Shkak eshte bere mos ngritja e traut nga 53-vjecari Gjergj Ndreca ne magazinen ku ishte punesuar, ndersa i dyshuari Gjin Lleshi, 35 vjec, nuk ka pranuar argumentin se poshte objektit gjendej nje kabull elektrik qe rrezikonte jeten e shoferit. Me fjalet "nuk ka burre qe te me ndaloje mua", ai ka nxjerre armen tip "TT" qe mbante me leje si shofer i te vellait dhe ka qelluar ne drejtim te Ndreces. Vdekja ka qene e menjehershme, ndersa dy plumba te tjere jane qitur ne drejtim te djalit 10 vjecar te viktimes, po per fat te mire ka shpetuar.
Ngjarja
Krimi ka tronditur qytetin dhe deshmitaret e shumte, ndersa ne ato momente prane vendit te ngjarjes degjoheshin edhe tingujt e muzikes se dasmave. Te shtenat jane degjuar rreth ores 14:30 te dites se djeshme, pikerisht ne ambientet e ish-Frigoriferit, ku tashme jetojne shume familje te cilat e kane pasur te pa mundur qe te sigurojne nje strehe. Deshmitare ne vendngjarje thane per gazeten se pikerisht ne kete ore, prane hyrjes se Frigoriferit, eshte shfaqur nje kamion i cili drejtohej nga shoferi Gjin Lleshi, nga fshati Merkurth i komunes se Selites, ne Mirdite. Ai ka kerkuar qe te hapej trau per te kaluar me mjetin e tij te madh, por meqe eshte vonuar pak, nuk ka ngurruar te nxjerre pistoleten duke qelluar direkt mbi rojen Gjergj Ndreca. Ky i fundit ka vdekur ne vend, nderkohe qe djali i tij 10 vjecar qe ka qene prezent, ka shpetuar pasi eshte larguar me shpejtesi i traumatizuar.
Policia
Fillimisht ne vendngjarje kane shkuar disa police te komisariatit Mirdite qe jane gjendur me afer zones se ish-Frigoriferit. Per perforcime me qellim kapjen e autorit te dyshuar eshte kerkuar ndihme edhe nga policite e Lacit e Lezhes, te cilet kane ngritur postblloqe te shumta ne akset kryesore. Burime policore thane se autori i krimit eshte larguar drejt zones se tij te lindjes, por shume shpejt ka ndryshuar drejtim, duke nxituar drejt Milotit. Agjentet e policise moren ne pyetje bashkeshorten e viktimes e cila beri dhe identifikimin e te dyshuarit dhe deshmitarin e vendngjarjes, Sadik Lame. Mesohet se autori ne momentin qe ka zbrazur kater plumba pistolete, ka qene i dehur. Arma e krimit ka qene e regjistruar dhe mbahej me leje prej te dyshuarit Gjin Lleshi, pasi ai figuron te jete shofer i kryetarit te komunes se Selites dhe njekohesisht vellai i drejtuesit vendor.
Skena tronditese, femijet e traumatizuar
Vetem 10 minuta pas ngjarjes, ne ambientet e ish-Frigoriferit situata ka qene tejet tronditese. Nje e qare e forte qe vinte nga afersia e nje godine, thuhej se ishte e vajzes se 15 vjecare te viktimes, e cila ne momentin e te shtenave kishte qene ne nje dasme ne afersi te vendit te krimit. Ajo ka ardhur me shpejtesi sapo e kane lajmeruar, ndersa eshte perballur me skenen tragjike. Vellai i saj qendronte si i ngrire, pasi edhe ndaj tij eshte drejtuar arma dhe i kane kaluar plumbat shume prane. Vetem pak metra me tej traut, gjendej kufoma e te ndjerit Gjergj Ndreca, te cilen e kishin mbuluar me nje cader per te shmangur kontaktin me rrezet e forta te diellit. Po aty ndodhej kamioni, i cili drejtohej nga autori i dyshuar i krimit, Gjin Lleshi.
Aleksander Ndoja