Beqja: Buxheti i 2010 më i keqi
“Ky buxhet miratohet në kushtet e një situatë skandaloze të realizimit të buxhetit të 10 mujorit 2009. Këta 10 muaj buxhet e familjeve në nevojë kanë vuajtur sepse shpenzimet pë pagat janë më të ulëta se në vitin 2008 ndërsa shpenzimet për pagesën e papunësisë janë vetëm 1 % më të larta se në vitin 2008”, theksoi ai gjatë një konference për mediat.
Beqja shtoi se lajmi më i keq është se për herë të parë që nga viti 1991 shpenzimet rriten me vetëm 2.4 %. “Kjo është rritje më e vogël se inflacioni prej 3 % që vetë qeveria parashikon për vitin 2010. Pra, për herë të parë që nga viti 1991, buxheti i shtetit nuk ka rritje reale për familjet shqiptare apo investime publike për ekonominë shqiptare”, vijoi ai.