Miliona myslimanë fillojnë pelegrinazhin e Haxhit
Në këmbë apo me autobus, mes grumbullimeve të mëdha, pelegrinët me veshjen e bardhë përshkonin rreth 10 kilometrat që ndajnë qytetin më të shenjtë nga lugina me gurë të vegjël e Minës, ku ata pritet të kalojnë natën.
Autoritet saudite nuk dhanë hollësi për numrin e përgjithshëm të pelegrinëve për këtë vit, por mbretëria ka dhënë viza për 1,6 milionë pelegrinë të huaj, të cilëve u shtohen mijëra besimtarë të Arabisë Saudite.
Këtë vit rituali i Haxhit përballet edhe me frikën nga përhapja e gripit të derrave, ndërkohë që personeli mjekësor për të ndjekur Haxhin përbëhet nga 20 mijë mjekë.
Pelegrinët pritet ta kalojnë natën në tenda me materiale të padjegshme dhe me ajër të kondicionuar të ngritura nga autoritetet saudite në Mina, përpara se të shkojnë nesër në malin Arafat, të quajtur edhe Mali i faljes, një moment shumë i rëndësishëm i pelegrinazhit.
Ata do të kthehen më tej në Mina ku do të bëjnë kurban, në kujtim të sakrificës që bëri Profeti Ibrahim për të sakrifikuar të birin për hir të Zotit. Ky ritual shënon fillimin e Kurban Bajramit, që këtë vit festohet ditën e premte.