E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: E gjithë ekonomia në krizë, Berisha gënjen!

Deputeti Ilir Beqja, u shpreh se kryeministri ka gënjyer për borxhin publik, për numrin e njerëzve që përfitojnë nga rritja e pagave dhe pensioneve si dhe për pagën mesatare prej 500 dollarësh.

“Gënjeu në mënyrë të përsëritur edhe për raportin e Drejtorisë e Përgjithshme për çështje Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Evropian. Në atë raport nuk ka asgjë nga çfarë thotë Sali Berisha. Nuk thuhet asnjë fjalë se Shqipëria është ndër 10 më të mirët në Evropë”, theksoi ai. Sipas deputetit opozitar, së fundmi, edhe industria e sigurimeve është në krizë.

“Klima e biznesit vazhdon të përkeqësohet. çdo biznes që nuk i përket familjes politike e biologjike të Sali Berishës gjobitet e kërcënohet me mbyllje. Ministria e Financave raporton se në dy vitet e fundit gjobat janë rritur 2 – 3 herë”, tha ai më tej.

Sipas Beqes, “gënjeshtrat e kryeministrit, ministrit të financave apo guvernatorit nuk mund të jenë shkopi magjik që zgjidh krizën ekonomike.Këto gënjeshtra janë të rrezikshme për ekonominë shqiptare, për sipërmarrësit shqiptarë, për buxhetet e familjeve shqiptare”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›