E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, arrin në 175 bilanci i viktimave nga përmbytjet

Kryeministri kinez, Wen Jiabao bëri thirrje për dyfishimin e përpjekjeve të lehtësimit të situatës, duke theksuar se "Në ditët e ardhshme, pritet një tjerë valë reshjesh të dendura shirash në jug të vendit dhe do të përballemi me një sfidë akoma më të madhe, rrjedhimisht duhet të parapërgatitemi më mirë që të mund të shmangim katastrofa të tjera", deklaroi dje Wen.

Nga ana tjetër, ministria e çështjeve Civile njoftoi se shirat e rrëmbyeshëm kanë ndikuar në jetën me mbi 15 milionë personave. Përmbytjet kanë bërë të domosdoshëm evakuimin e mbi një milion personave, kanë shkatërruar mbi 178 mijë banesa dhe shkaktuar rreth 19.7 miliardë juan (2.3 miliardë euro) humbje ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›