E Diel, 1 Nëntor 2026

BP ishte paralajmëruar për rrjedhjen e naftës

Penguesi i shpërthimit, i cili ka prerëse gjigande për të prerë dhe mbyllur tubacionet kryesore në rast emergjence, është projektuar për të mbyllur pusin në rast emergjence, ndërsa ditën e katastrofës dështoi plotësisht.

Tyrone Benton tha se supervizori i tij i dërgoi lajmin e rrjedhjes me e-mail si kompanisë BP, ashtu dhe kompanisë Transocean, e cila ka në pronësi platformën.

Naftëtari thekson se aparatura e kontrollit duhej riparuar duke pezulluar operacionet e shpimit, por kjo i kushtonte shumë BP-së.

BP ka reaguar duke thënë se kompania Transocean ka qenë përgjegjëse si për mirëmbajtjen ashtu edhe për funksionimin e penguesit të shpërthimit, ndërsa Transocean thekson se aparatura ishte provuar tre ditë më parë dhe punonte.

Burime nga kompania britanike British Petrolium njoftuan sot se për t'u përballur me ndotjen e naftës në Gjirin e Meksikës, kompania ka shpenzuar deri tani dy miliardë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›