Beqja: Edhe i pabesueshmi INSTAT ka nisur të japë shifra që flasin për krizë ekonomikeNga Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, tha dje se edhe INSTAT, po provon tashmë atë që opozita kishte paralajmëruar që herët, krizën ekonomike që po mbërthe
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Beqja: Edhe i pabesueshmi INSTAT ka nisur të japë shifra që flasin për krizë ekonomikeNga Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, tha dje se edhe INSTAT, po provon tashmë atë që opozita kishte paralajmëruar që herët, krizën ekonomike që po mbërthen vendin.
Sipas Beqjes, rritja e pensioneve dhe pagave është nul për shkak se janë rritur çmimet ndjeshëm.
“Sepse sipas vetë INSTAT në muajin dhjetor që sapo lamë pas, çmimet e ushqimeve të shportës janë rritur më shumë në të 12 muajt e vitit 2009.
Këto çmime janë rritur me 7% që e bën zero rritjen e pagave dhe pensioneve që qeveria bëri në maj të 2009. Në muajin dhjetor perimet u shtrenjtuan me 42%.
Çmimet e ushqimeve bazë si mielli, orizi, sheqeri e vaji janë shtrenjtuar me më tepër se 10%, ndërkohë që shqiptarëve u duhet të përballen edhe me një çmim më të lartë të energjisë, me një shtrenjtim të shërbimeve spitalore dhe me shtrenjtimin e barnave si pasojë e nënçmimit të lekut, të cilin INSTAT, institucioni më i pabesueshëm në Shqipëri pas Sali Berishës, po përpiqet ta mbajë të fshehtë. Në të vërtetë bën fare pak ndryshim nëse INSTAT i publikon apo jo këto shifra,” tha Beqja.
Sipas tij, fare pak ndryshim ka nëse qeveria e pranon apo e fsheh këtë situatë, sepse shqiptarët e ndjejnë përditë e më shumë në xhepat e tyre të vërtetën.