E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Deklarimi i besimit dhe etnisë nuk do sjellë problemeNga TemaKryeministri Sali Berisha komentoi dje nismën e qeverisë për të regjistruar qytetarët duke i pyetur ata dhe për besimin fetar dhe për etninë. Duke folur për besimin fetar, Berish

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: Deklarimi i besimit dhe etnisë nuk do sjellë problemeNga TemaKryeministri Sali Berisha komentoi dje nismën e qeverisë për të regjistruar qytetarët duke i pyetur ata dhe për besimin fetar dhe për etninë.
Duke folur për besimin fetar, Berisha tha se deklarimi nuk përbën asnjë problem. “Shqiptarët edhe kur i kanë regjistruar të tjerët edhe kur nuk kanë pasur regjistrim janë një komb unik , për të cilin identiteti është më i lashtë me sa duket se sa vetë fetë dhe besimet fetare. Besimet kanë qenë dhe janë hyjnore, frymëzuese dhe të pazëvendësueshme, por identiteti ka qenë i veçantë. Në këtë kontekst të mendosh se deklarimi i besimit fetar përbën një element supozojmë përçarës fetar, kjo nuk qëndron. Nuk ka asnjë bazë reale, sepse këtu në Shqipëri si askund tjetër njerëz me besime të ndryshme fetare kanë jetuar në harmoni në të gjitha kohërat.
Të krishterët e këtij vendi kanë qenë të vetmit armëmbajtës të krishterë në të gjithë perandorinë otomane dhe kjo për faktin e vetëm se nëse ndokush do të tentonte t’i çarmatoste, reagimi do të ishte i përgjithshëm dhe mbarëpopullor pavarësisht nga besimi, për të mos hyrë pastaj në rite të tjera që i kanë përshkuar Bajroni dhe Eduart Lear, ku tregohet sesi shqiptarët, të premten shkonin në xhami dhe të dielën në kishë. E bënin për respekt të njëri-tjetri apo të ndonjë lloj besëtytnie, nuk e dimë, por e vërteta është se ata mbi të gjitha kanë identitetin e tyre kombëtar”.
Për sa i takon deklarimit të përkatësive etnike tha se edhe regjistrimi që është bërë në kohën e mbretit Zog, e përmbante këtë pyetje. “Mbreti i parë i shqiptarëve në kohërat moderne Ahmet Zogu, në regjistrimin e tij ka pranuar që çdo shtetas i këtij vendi të shprehë origjinën e tij etnike. Mendoj se Zogu ka zbatuar standardet më të mira të kohës.
Si komb ne mund të kemi pasur një mijë e një mungesa, por për një gjë nuk kemi vuajtur kurrë, ne nuk kemi vuajtur për identitet. Kjo është një çështje e historianëve, por fakti është fakt, që ne nuk kemi pasur kurrë probleme të llojit se kush jemi, nga vijmë, ku kemi qenë, çfarë jemi, etj. Këto nuk kanë ekzistuar dhe kjo na ka ndihmuar shumë, kjo na ka kompensuar atë mungesën e 1001 mungesave që fola pak më parë. Kjo ka bërë që ne të hyjmë në kohërat moderne pas pushtimeve ndonjëherë ndër më barbaret dhe më të egrat, herë të tjera më të zgjatura dhe prapë të zgjohemi kështu siç jemi sot shqiptarë. Është absolutisht për mua jashtë çdo lloj koncepti sepse unë qytetar i këtij vendi do të lëndohem për arsye se një qytetar tjetër do të deklarojë kombësinë e tij greke, arumune, sllave apo së cilës i përket.
Duhet që shumica të jetë shumë e vetëdijshme e dhe përmbajtur, flas këtu për shumicën e shoqërisë, e cila duhet të ketë vetëdije të thellë dhe nuk duhet të bëjë deklarata lënduese për minoritetet dhe grupet etnike. Dikush më thotë se do të dalë në Cerem apo Valbonë dikush me origjinë greke. Unë them se nuk mund të dalë aty. Ligjvënësi përcakton rregullat se si do të jetë deklarimi. Thirrja ime është se shumica e shoqërisë, e cila ka një nga visaret më të çmuara të shpirtit të saj, tolerancën, ta përdorë atë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›