E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Ekonomia në rënie, Berisha gënjen

“Në një kohë kur qeveria mburret se të ardhurat tatimore në total janë rritur me 3.5 % krahasuar me një vit më parë, nuk mund të lihet pas dore fakti se inflacioni 5 mujor është 3.8 %, pra sërish kemi të bëjmë jo me rritje, por me rënie të ekonomisë.

Të ardhurat e TVSH nga mallrat e shërbimet brenda vendit është 10 % më pak se një vit më parë. Kjo është dëshmia më kokëfortë se vendi është në krizë”, thotë Beqja.

Ai shtoi se shpenzimet për investime publike janë më të vogla këtë vit, teksa ka akuzuar Ministrinë e Financave se nuk ka bërë publike shpenzimet për rrugën Durrës-Kukës.

“Deficiti buxhetor në 5 muaj është 11,6 miliardë lekë dhe është tejkaluar me 55 % nga programi i vetë qeverisë. është rritur me 6.3 miliardë lekë vetëm në muajin maj. Kjo është Shqipëria nën qeverisjen e Sali Berishës në 5 muajt e parë të vitit 2010. Në panikun e krizës politike dhe ekonomike ku është vendi, Sali Berisha po bën garë me gënjeshtrën”, vijoi Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›