Berisha: Ekonomia entuziaste, tani ndihmë biznesit
Kryeministri Berisha e konsideroi inaugurimin e kësaj fabrike një ngjarje të rëndësishme për industrinë shqiptare, veçanërisht për industrinë e riciklimit të materialeve, duke rikthyer në 100 përqind të përdorshme të gjitha mbetjet e letrës në vend.
Kryeministri Berisha veçoi një aspekt tepër të rëndësishëm të kësaj fabrike, me ndikim pozitiv në mbrojtjen e mjedisit, faktin se teknologjia që përdor fabrika është ndër më bashkëkohoret.
“Ky investim, - tha Kryeministri - është një dëshmi tjetër e entuziazmit të ekonomisë shqiptare. Ekonomi, që, siç u bë e ditur së fundi edhe nga Komisioni Evropian, qëndron në krye të listës për funksionimin e saj dhe që në kohën më të vështirë botërore qëndroi, garantoi rritjen dhe po shpejton ritmet”.
Kryeministri siguroi se qeveria është e angazhuar të bëjë çdo përpjekje për suksesin e bizneseve në Shqipëri. “Leksioni ynë i madh nga kjo krizë edhe rruga e vetme më e sigurt për t’u mbrojtur prej saj, - tha Kryeministri - është mbështetja e biznesit”.
Në këtë kontekst, Berisha theksoi se qeveria, me një kuadër të ri aktesh ligjore dhe nënligjore, do të krijojë një mbështetje të fuqishme për të gjithë industrinë e riciklimit në Shqipëri, e cila deri tani shënon mbi 80 milion euro investime, në letër, në plastikë, qelq dhe metale, në mënyrë që të zgjerohet e të ndërrohet në një gjenerator të rëndësishëm në industrinë e vendit.
Fabrika përdor si lëndë të parë mbetjet e letrës, të grumbulluara në vend, duke e shndërruar atë në letër ambalazhi, karton dhe ambalazhe kartoni dhe letre, me kapacitet prodhimi prej 70-80 ton letër në ditë. Fabrika plotëson nevojat e vendit për këto produkte dhe një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të saj është i destinuar për eksport.