Xhaçka: Ushtarët e Berishës flasin me gjuhën e urrejtjes
Olta Xhaçka ishte një tjetër përfaqësuese e socialistëve që replikoi dje me deklaratat dhe akuzat e ministrave të kabinetit qeveritar në adresë të kreut socialist, Edi Rama. Ajo tha se Berisha dhe ministrat e tij vijojnë të përdorin gjuhën e urrejtjes, duke vlerësuar se shqiptarët panë një tjetër shfaqje të turpshme që tentonte sërish ta zhvendoste vëmendjen nga kutitë e krimit elektoral të 28 qershorit, mbi të cilat Sali Berisha dhe ushtarët e tij qëndrojnë ulur. "Për Sali Berishën dhe ministrat e tij ka mbetur vetëm një zgjidhje. Të hap kutitë. Përndryshe, duke mos hapur kutitë, Sali Berisha pranon se qeveria e tij është ilegjitime, duke thelluar edhe më shumë krizën që ka mbërthyer vendin. Të hapë kutitë, përndryshe për Sali Berishën nuk ka zgjidhje, por vetëm zgjedhje", tha Xhaçka.