Beqja: Familjet e varfra goditen nga rritja e çmimeve
Duke përmendur raportin e INSTAT, deputeti Ilir Beqja theksoi se ka rreth 6 muaj që çmimet rriten më se 5%.
“Shtrenjtimi i ushqimeve e ka bërë të papërballueshme jetesën për familjet e varfëra, për familjet në ndihmë ekonomike, për familjet e pensionistëve, për familjet e të papunëve. Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare shpenzojnë të gjitha të ardhurat mujore për ushqim dhe jetesë bazë”, theksoi ai gjatë një konference për mediat.
Beqja theksoi se rritje të madhe kanë pasur veçanërisht produket bimore, si frutat etj.“Ministri i gripit të derrit i këshillon shqiptarët të konsumojnë më shumë perime, por në nëntor perimet e u shtrenjtuan me 33 %. Gënjeshtra është bërë tipar dallues për këtë qeveri. Instituti i Statistikave, i kthyer në një vegël në shërbim të qeverisë, fsheh qëllimisht të vërtetën për shtrenjtimin e shërbimeve spitalore”, nënvizoi deputeti opozitar.
Sipas Beqes, tarifat e shërbimeve spitalore janë 4 fishuar për 800 mijë shqiptarë në moshë pune të pasiguruar.