E Shtunë, 31 Tetor 2026

GNK: Kosova të bëhet një shtet funksional dhe demokratik

Marko Prelec tha se Grupi Ndërkombëtar i Krizave është i interesuar që Kosova të bëhet një shtet i zhvilluar, funksional dhe demokratik, kusht ky i nevojshëm për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ai vlerësoi punën e legjislativit të vendit për miratimin e ligjeve, për të cilat tha se janë të standardeve evropiane, por ka rezerva për sa i përket zbatimit të tyre. Gjithashtu ai vuri në dukje të metat që e përcjellin gjyqësorin e Kosovës.

Ndërkohë, kryeparlamentari Krasniqi vlerësoi lart interesin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Ai në vazhdim foli gjerësisht për sfidat e brendshme dhe ato të jashtme që e preokupojnë Kosovën.

Sipas Krasniqit, ndër sfidat kryesore të brendshme janë: ringjallja e ekonomisë, integrimi i minoriteteve dhe sundimi i ligjit. Ndërkaq, si sfida të jashtme ai theksoi: kapërcimin e vështirësive që Kosova të bëhet pjesë e BE-së, njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së, anëtarësimin sa më të shpejtë në OKB dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›