KQZ, Bogdani: Problem mentaliteti i humbësit, jo formula

Riformatimi i KQZ muk është zgjidhje për ngërcet politike mes PD e PS, sa kohë në cdo zgjedhje humbësi nuk pranon rezultatin. Kështu ka deklaruar për RTV Ora News deputeti i PD-së , Gerti Bogadani me drejtorin e informacionit Patrik Sadikaj. Në këtë kontekst Bogdani i cilësoi pretendimet e PS më tëpër një betejë ndaj emrit të Ristanit, sesa vetë formulës së KQZ-së.
“Është një gjë për tu parë, kishte një marrëveshje për numërimin elektronik të votave. Ishte OSBE që ndërhyri, duke u shprehur se nuk mund të bëhet në gjithë vendin, vetëm me projekte pilote. Po duket sikur kjo pikë po kapërcehet, do të mbyllet në 20% të zonave. Për KQZ janë provuar disa formula, KQZ është teknik merret me cështje teknike, sa kohë ka vullnet të mirë cdo cështje mund të zgjidhet. Çfardo formule të kemi nëse humbësi nuk pranon rezultatin do vazhdojmë të kemi ngërce.Gjithë debati dhe beteja bëhet për emrin, por në momentin që votohet nga Parlamenti personi është i përgjegjshëm para ligjit. KQZ ka një përbërje me përfaqësues të PD e PS”-tha ai.
Bogdani nuk sheh si zgjidhje edhe propozimin tjetër të PS, që anëtari i shtatë i KQZ-së të mund të përzgjidhet nga partitë parlamentare, nga propozimet që duhet të vijnë nga institucionet e pavarura kushtetuese apo Avokati i Popullit.
“Opozita tjetër thotë dhe tjetër bën. Asaj ju propozua një emër nga gjyqësori për Presidentin dhe e refuzoi ,pse duhet ta pranojë për një institucion tjetër. Ndërsa nëse propozimi vjen nga Avokati i Popullit jo vetëm që nuk vë ballanc, por e con atë në favor të opozitës” shtoi Bogdani.
Sa i përket temës prej disa ditësh në radhët e politikës dhe jo vetëm, heqja e imutitetit, Bogdani shprehet se një akt i tillë është domosdoshëmëri qoftë në politikë ashtu dhe në gjyqësor. Për deputetin demokrat heqja e imunitetit nuk cënon pavarësinë e institucioneve, vetëm rrit përgjegjshmërinë e kujdo për zbatimin e ligjit.
“Mazhoranca përvec kësaj nisme ligjore që paraqet ka marrë dhe nisma të tjera konkrete. Politika ndikon në jetën e qytetarëve, por po kaq edhe gjyqësori dhe drejtësia. Jo të gjithë janë të korruptuar, por ata gjyqtarë që i nxjerrin namin e keq drejtësisë ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, ndaj s`duhet të ketë ndryshim politikë apo gjyqësor. Heqja e imunitetit nuk cënon pavarësinë, i bën më të përgjegjshëm për zbatimin e ligjit. Besoj që deklarat e Berishës janë shumë të drejta, forcat nuk janë koherente në këtë pike, se po të ishte kështu nuk do të ishte temë dite. Ka grupe interesi që nuk janë të interesuara. Deputetët më pasanikë janë pjesë e grupit parlamentar të PS. Heqja e imunitetit është më se e domosdoshme” u shpreh Bogdani.
Duke u kthyer tek PD, deputet i së cilës është, Bogdani vlerëson zërat ndryshe, por jo mënyrën dhe vendin e të shprehurit.
“Debatet janë gjithmonë pozitive, PD ka pasur gjithmonë, por vendi dhe mënyra e të bërit nuk është i drejtë. Janë forumet, grupi parlamentar ku mund të bëhen, por jo në publik. Ambjenti është i tillë ku gjithsecili mund të marrë fjalën. PD përsëri vjen para shqiptarëve me premtime të mbajtura. Premtuam për vizat e mbajtëm dhe cdo premtim tjetër madhor është mbajtur dhe kjo e bën të lehtë edhe të bërit fushatë. Sigurisht me këtë ekip ne shkojmë të sigurt në zgjedhjet e 2013, për më tepër me një trajner të tillë në krye” tha deputeti Gerti Bogdani.