E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon: I bëra të qartë Nikoliç se SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës

Kosovë- Ndihmëssekretari amerikan për çështjet Evropiane, Filip Gordon, ka deklaruar se SHBA-të mbështesin sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, qëndrime që ia ka bërë të ditura edhe presidentit serb të sapozgjedhur Tomisllav Nikolliq.

I kam shprehur atij qëndrimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës - tha Gordon, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Ndërkaq lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi, Gordon tha se SHBA angazhohet që marrëveshjet e arritura deri më tani të zbatohen. Në emër të presidentit Obama dhe sekretares Klinton i kam uruar presidenten dhe popullin e Kosovës për përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare, ka thënë me këtë rast Gordon.

Ai u shpreh i inkurajuar me planet për veriun e Kosovës. Zyra Civile atje është në të mirë të qytetarëve të atjeshëm të cilëve do tu shërbejë të jenë më afër institucioneve të Kosovës, tha zyrtari amerikan.

Ndërkohë, presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës është një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon. Ne duam marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet fqinje, po ashtu edhe me Serbinë, por duke pranuar edhe realitetet e krijuara, tha Jahjaga.

Presidentja Jahjaga si edhe ndihmëssekretari amerikan për çështjet Evropiane, Filip Gordon kanë dënuar vrasjen e çiftit serb në Talinoc të Ferizajt dhe kanë inkurajuar të gjithë të zhvendosurit që të kthehen dhe jetojnë nëpër shtëpitë e tyre.  Në vizitën e tij zyrtari i lartë u takua edhe  me zyrtarët e KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë. Teksa do të udhëtojë në Francë, Kroaci, Serbi, Kosovë dhe Qipro, nga data 6 deri më 12 korrik 2012.

Gjatë vizitës që zhvilloi ditët e fundit në Beograd, Gordon është takuar pikërisht sot me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç teksa ky i fundit i ka kërkuar nga strukturat ndërkombëtar të ushtrojnë autoritetin e tyre në Kosovë në harmoni me mandatin e vetë që kanë.  Në një njoftim të presidencës serbe Nikoliç mësohet t’i ketë thënë zotit Gordon se mandati i tyre është ta mbrojnë popullatën në Kosovë, të cilin mandat e kanë njohur edhe autoritetet e Serbisë.  Po ashtu pas këtij takimi raportohet se Gordon ka takuar edhe mandatarin për krijimin e qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiç.

Mbrëmjen e djeshme është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike, ish-presidentin Boris Tadiç, i cili s’ka dhënë detaje mbi takimin.  ‘Ekspress’ raportons se një ditë më parë, në samitin në Dubrovnik të Kroacisë, Gordon i bëri thirrje Serbisë që të pranojë “realitetin” e pavarësisë së Kosovës, edhe në qoftë se Beogradi nuk e njeh formalisht pavarësinë.  “As ne, as Bashkimi Evropian nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën në këtë pikë. Nuk do ta bëjë këtë”, ka thënë Gordon.  /IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›