E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja Jane ulur te ardhurat nga tatimet

Partia Socialiste ka vleresuar se situata ekonomike ne vend eshte ne krize. Deputeti i PS-se Ilir Beqja u shpreh dje se te dhenat ekonomike gjate muajve te fundit nuk kane shenuar rritje dhe jetesa e shqiptareve eshte bere me e veshtire se me pare. Kete e verteton jo vetem shifra e papunesise plot 1 milion te papune por e provojne edhe te dhenat e Drejtorise se Tatimeve. Te ardhurat e mbledhura nga TVSH brenda vendit kane rene 12 krahasuar me nje vit me pare. Ky eshte treguesi me i drejtperdrejte i standardit te jeteses se shqiptareve u shpreh Beqja ne nje konference per mediat. Deputeti i PS-se eshte ndalur dhe ne rritjen e cmimeve te produkteve dhe situaten e veshtire qe po has biznesi i vogel dhe i mesem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›