PD-Bashki debate per abuzimet
PD akuzoi serish dje Kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama per mashtrim te deklarimit te pasurise dhe perfitim te paligjshem prej 20 per lejet e ndertimit. Deputeti demokrat Gjergji Papa tha dje se Rama vijon te mashtroje kur thote se ne 12-vjet ka kursyer vetem 3000 euro. Kryetari i bllokmeneve te rinj fshihet pas fustanit te grave. Ai qe me doren e vet ka shkruar se eshte i pastrehe me dokumente publike na del se vetem ne njerin prej rasteve me lepurin e tij eshte aksioner prej 20. Edvin Kristaq Rama qe me doren e tij ka firmosur se nuk ka shtepi vetem ne kontraten e liqenit permes lepurit te tij perfiton mijera metra katror ndertim tha Papa. Menjehere pas akuzave te bera zedhenesi i bashkise Serjani tha se Bashkia e Tiranes do te shtoje ne listen e gjate te padive per shpifje edhe deputetin Papa.