E Diel, 1 Nëntor 2026

Para zgjedhjeve qeveria ndryshon cmimet e reklamave

TIRANE- Ne prag te zgjedhjeve vendore qeveria vendos ndryshimin e tarifave per tabelat-reklameqe furnizojne arkat e bashkive e te komunave ne mbare vendin.

Ndryshimi ne ligjin Nr.9632 date 30.10.2006 Per sistemin e taksave vendore te ndryshuar ka te beje me tarifat qe paguhen per tabelat e reklamave kryesisht per ato qe jane mbi 12 meter katror. Ministria e Financave ka pergatitur relacionin shoqerues per kete projektligj.

Sipas projektligjit te propozuar nga ministria per kartelat e medha publicitare qe kalojne siperfaqen prej 12 metrash katrore Bashkia e Tiranes do te paguhet nje tarife fikse prej 540 mije lekesh ne vit. Nderkohe deri tani nuk kishte nje tavan por shifra e pageses rritej ne perpjesetim te drejte me siperfaqen sado e madhe qe te ishte ajo.

Bashkia e Tiranes eshte kunder ketyre ndryshimeve pasi kufizimi-tavan ne keto tarifa do te pakesonte te ardhurat e organeve te pushtetit vendor.
Sipas drejtorit te Drejtorise se Taksave ne Bashkine e Tiranes Androkli Kokthi te cituar nga Gazeta Shqiptare ky ndryshim cenon ata si taksambledhes pasi u ulet vlera e fitimit.

Bazuar ne te dhenat mbi taksen e reklames ne nivel bashkie dhe komune rezulton se per vitin 2008 jane arketuar 101.212.000 leke nga bashkite dhe 10.000.000 leke nga komunat.

Ndersa ne vitin 2009 jane arketuar 276.125.000 leke nga bashkite dhe 26.867.000 leke nga komunat pra rezulton nje rritje prej 172 nga kjo takse per bashkite dhe 168 per komunat.

Nga ana e perfaqesueve te qeverise ndryshimet ne projektligj pengojne krijimin e pozitave monopol ne treg ku nuk ka pozita monopol ne kete biznes pervec Bashkise se Tiranes e cila favorizon - gjithnje sipas perfaqesuesve qeveritare - ne menyre te padrejte nje apo dy kompani shkruhet sot ne GSH. Thuhet se ne relacionin shoqerues qe ka pergatitur Ministria e Financave nuk jane marre parasysh verejtjet e perfaqesuesve te biznesit privat.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›