E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu: Ndertimet pa leje jashte afateve nuk do te legalizohen

Nenkryetari i ALUIZN-it, Ferdinand Shehu, tha dje ne Komisionin parlamentar te Veprimtarive Prodhuese, se asnje ndertim pa leje qe eshte ngritur jashte afateve nuk do te legalizohet. Duke reaguar ndaj shqetesimeve te pronareve se ndertimet pa leje do te legalizohen pafundesisht, Shehu premtoi se nje gje e tille nuk do te ndodhe. "Legalizim jashte afateve ligjore nuk ka dhe nuk do te kete", theksoi Shehu. Sipas tij, do te behen te ligjshme ndertimet pa leje qe jane ngritur brenda vitit 2006, sic eshte sanksionuar ne ligj. Gjate diskutimit ne komision mbi dekretin e Presidentit per permiresimin e ligjit te legalizimeve, Shehu ishte dakord me amendamentet PD-PR per ligjin. Amendamente qe vendosin afate konkrete per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave brenda 3 muajve nga dorezimi i listes ne qeveri. Si dhe ndaj lejimit qe pushteti vendor te merret me procesin e kualifikimit te ndertimeve pa leje. Njesite e qeverisjes vendore do te kene nje muaj kohe per te kryer nje proces te tille, e nese nuk e realizojne atehere ALUIZNI merr te gjitha kompetencat. "Jam shume dyshues nese pushteti lokal do ta kryeje nje proces te tille", tha Shehu, ndonese ishte i gatshem ta pranonte si amendament. Ne ligjin qe ktheu Presidenti Bamir Topi, ALUIZNI merrte kompetenca te medha ne kete proces, duke ja hequr pushtetit vendor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›