Beqja Nderhyrja e shtetit ne Shkoder me vonese
Deputeti i Partise Socialiste per Qarkun e Shkodres Ilir Beqja ka njohur grupin parlamentar mbi situaten me te fundit nga permbytjet ne Shkoder.
Ne fjalen e tij deputeti Beqja theksoi se shteti nuk ka vepruar me shpejtesidhe veprimet ne terren kane filluar me shume vonese.
Gjykojme qe makina e emergjences ka funksionuar ngadale dhe jo me emergjence. Kemi mosperputhje shume te madhe me veprimet ne terren. Jane konstatuar mungese mjetesh per shkarkimin e ndihmave nga anijet. Gjykojme qe nuk jane informuar qytetaret per situaten e permbytjeve pasi ne oren 10 te nates nuk ka pasur permbytje nderkohe qe ne mengjes situata ndryshoi u shpreh ai para pak sekondash.
Gjithashtu Beqja theksoi se mjetet edhe sot jane te pamjaftueshme per te mbuluar te gjithe zonen prej 14 hektaresh te permbytur duke shtuar se ndihmat nuk kane shkuar ne te gjitha familjet.
Prezenca e shtetit ne Velipoje ka arritur me vone se ne komunat e tjera. Situata ne Shkoder eshte shume e veshtire.Veprimet tona kane qene te koordinuara me drejtues te PS-se neper komuna. Ne kerkuam qe te rrime me prane njerezve. Kemi kontakte prej 10 ditesh edhe me strukturat qeveritare shtoi Beqja.