E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Shqiperia po rikenetizohet

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se permbytjet e diteve te fundit nuk kane ardhur si pasoje e fatkeqesise natyrore por jane rezultat i braktisjes se detyres nga ana e shtetit prej 20 vjetesh.

Duke folur para deputeteve socialiste Rama theksoi se Shqiperia eshte nje vend i ekspozuar nga erozioni por jo nga kenetizimi si proces natyror.

Jemi para faktit se sot ne 2010 njerezit kane nisur te paguajne faturen e rikenetizimit te vendit tha Rama.

Sipas kreut socialist jo vetem qe nuk jane marre masa mbrojtese por jane zhbere parametrat e mbrojtjes se garantuar nga nje sistem i shkaterruar teresisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›