E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Permbytjet si pasoje e braktisjes se shtetit

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka deklaruar se situata nga permbytjet ne vend nuk eshte si pasoje e fatkeqesise natyrore por si rezultat i brakstisjes se detyres nga shteti.

Duke folur ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se Rama ritheksoi se permbytjet shprehin qarte momentin e ballafaqimit me falimentimin e shtetit dhe e nje politike te vjeter dhe te mbrapshte qe sipas tij ka arritur kulmin e fuqise se saj shkaterruese.

Fatkeqesisht qofte edhe nga konsultat me eksperte por edhe nga programi yne faktet flasin fare qarte se gjendja katastrofike mbi gjithe territorin e vendit eshte rezultat i braktisjes se detyres nga shteti jo sot por prej 20 vjetesh. Shqiperia eshte nje vend i ekspozuar per pozicionin e vete gjoegrafik nga erozioni por jo ndaj kenetizimit si proces natyror theksoi Rama.
Sipas tij shteti jo vetem qe nuk jane marre masa mbrojtese por jane zhbere parametrat e mbrojtjes se garantuar nga nje sistem i

shkaterruar teresisht.

Gjendja ishte teresisht e parandalueshme por gjendja e kullimit eshte katastrofale dhe Berisha nuk ka nxjerre
asnje mesim nga ato qe kane ndodhur theksoi Rama duke shtuar se gjendja ishte teresisht e parandalueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›