Ristani Fletet nuk ruhen por digjen

Kryetari i KQZ-se flet per ceshtjen e fleteve te votimit dhe kundershton marreveshjet politike kunder ligjit
TIRAN - Teksa palet do te kerkojne te arrijne nje marreveshje sa me shpejt per ti hapur rruge zhvillimit te zgjedhjeve te ardhshme vendore kryetari i KQZ-se Arben Ristani u zotua dje per te respektuar nenet e Kodit Zgjedhor per cdo hap qe do te hidhet nga institucioni qe drejton. Drejtuesi i institucionit te administrimit te zgjedhjeve ne vendin tone nenvizoi gjithashtu se nuk mund te kete marreveshje politike ne kundershtim me ligjin.
Por nese nuk do te kete nje marreveshje te bazuar ligj atehere vete drejtuesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve deklaron se do te zbatohet neni 178 pika 6 i Kodit Zgjedhor qe parashikon djegien e fleteve te votimit dhe dergimin e materialeve zgjedhore ne arkivin e shtetit. Sipas tij ne rast se do te nise puna per pastrimin e kutive rrjedhja e punes do te jete ajo qe parashikon Kodi Zgjedhor.
Ne rast se do te vendoset per tu hapur dhe riperdorur do te digjen fletet e votimit dhe kunderfletet dhe do te shkojne ne arkivin e shtetit dokumentacionet qe jane per te shkuar ne arkivin e shtetit.
Rastet hipotetike ne rast se nje komision i mundshem hetimor do te filloje punen do te vendoset sipas percaktimeve ligjore dhe sipas vendimmarrjes ne KQZ. Nuk mund te kete marreveshje politike qe vijne ne kundershtim me ligjin - nenvizoi Ristani.
Plani B
KQZ trajnon komisioneret rezerve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pergatit planin B ne rast te terheqjes se komisionereve nga partite politike ose zevendesimin e tyre me persona te patrajtuar. Diten e djeshme eshte marre vendimi per miratimin e struktures se personelit shtese te KQZ-se per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore date 8 maj 2011.
Institucioni i administrimit te zgjedhjeve do te trajnoje komisionere dhe nje grup studentesh te cilet do te hyjne ne detyren e komisionerit ne rast se do te kete nje terheqje nga partite politike apo zevendesime te minutave te fundit.
Ne kuader te detyrimeve ligjore qe ka KQZ lidhur me organizimin administrimin dhe kontrollin e procesit zgjedhor per zgjedhjet e Organeve te Qeverisjes Vendore qe do te zhvillohen me 8 maj 2011 paraqitet e nevojshme qe te miratohet nje shtese ne organiken e KQZ-se e cila permbledh punonjes te kategorive te ndryshme te cilet do te punojne per pergatitjen e zgjedhjeve ne te gjitha strukturat e Administrates se KQZ-se - thuhet ne vendin e KQZ-se.