E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Qeveria asnjë masë për rritjen e çmimeve

Deputeti Ilir Beqja theksoi se pavarësisht thellimit të krizës, kryeministri keqpërdor institucionet ndërkombëtare. Duke përmendur të dhënat nga INSTAT, Beqja tha se në janar çmimet e shportës janë rritur më shumë se në 15 muajt e fundit.“Është e kuptueshme që qeveria nuk po merr asnjë masë për shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve, sepse në fund të fundit kjo nuk po i rëndon shumë familjes në pushtet dhe oborrit të saj”, theksoi Beqja. Sipas tij, “rritja e çmimeve po e bën jetesën të papërballueshme për familjet e varfra, për familjet në ndihmë ekonomike, për familjet e pensionistëve, për familjet e të papunëve, pra për më shumë se gjysmën e familjeve shqiptare”.                                                                                                

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›