Papandreu kritika të ashpra partnerëve të BE-së
Papandreu nënvizoi se ka munguar koordinimi i Komisionit të BE-së me institucione si Banka Qendrore e Evropës etj.Kryeministri grek theksoi më tej se Greqia nuk është e fuqishme për të përballuar këtë luftë si nga ana politike ashtu dhe nga ajo ekonomike, prandaj mbështetja politike e Evropës është shumë e rëndësishme.“Lufta me krizën ekonomike tani filloi. Të gjithë sytë do t’i kenë tek ne por ne do t’ia dalim. S’ka asgjë për tu frikësuar”, përfundoi me shpresë Papandreu.