E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Evropa mbështeti PS-në për kutitë

“Ky është një moment që edhe në emër të kryetarit Edi Rama duam ta ndajmë me të gjithë popullin opozitar, me aleatët tanë tradicionalë e të rinj, me çdo burrë e grua që është përfshirë në protestat tona demokratike e qytetare, me çdo individ të lirë që e ka mbështetur çështjen e hapjes së kutive pavarësisht pozicionit të vet në raport me Partinë Socialiste”, theksoi Dade gjatë një konference shtypi. Ajo shtoi se hapja e kutive është një çështje për zgjidhje dhe ajo duhet çuar përpara, për të ndryshuar në këtë mënyrë cilësinë e procesit zgjedhor në Shqipëri. Dade u shpreh se tryeza e nesërme është një rrugë e zgjidhjes së kësaj çështjeje, ndërsa ka shtuar "se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm përmes një hetimi të plotë, transparent e të monitoruar ndërkombëtarisht që përfshin hapjen e kutive të votimit”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›