E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Vendi është në krizë ekonomike

Partia Socialiste ngre shqetësimin për një situatë të rëndë ekonomike. Deputeti socialist Ilir Beqja tha se qeveria po ua shtrenjton jetën shqiptareve duke ua bërë atë të papërballueshme. Sipas tij vetëm ushqimet janë shtrenjtuar 7 për qind. Ushqimet janë shtrenjtuar 7 për qind. Nesër familjeve shqiptare do tu vijnë faturat e reja të energjisë elektrike të paktën 10 për qind më të shtrenjta. Kompensimet ende nuk janë zbatuar dhe mesa duket do të dështojnë

si kompensimet e viteve të fundit. Sali Berisha deklaroi dje në Task Force të reformës në shëndetësi se nuk mund të ecim para pa ditur se sa kushtojnë dhe se cili është shpenzimi që duhet të bëjmë, u shpreh Beqja. Ndërsa theksoi se qeveria gjatë periudhës së fundit ka katërfishuar tarifat në shëndetësi si dhe është rritur çmimi i gazit në një moment që shqiptarët kanë më shumë nevojë për të. Në atë tavolinë ishte edhe ministri i shëndetësisë që në tetor 2009, brenda natës, katërfishoi tarifat e shërbimeve shëndetësore. 4 herë më shumë paguajnë për shërbimet shëndetësore 800 mijë shqiptarë të pasiguruar dhe vetëm vegla e Sali Berishës, INSTAT, nuk ka veshë të dëgjojë dhe sy të shikojë. Në këto ditë të ftohta dimri, edhe çmimi i gazit është rritur 20 përqind, si rezultat i situatës monopol në treg. Dje papërgjegjshmëria e qeverisë së Sali Berishës vijoi, duke kërkuar edhe dyfishimin e çmimit të ujit, si fillim për të gjitha e qarkut të Tiranës, përfundoi Beqja.

Last Updated on E Shtune, 30 Janar 2010 22:47

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›