Zgjerohet Eurozona

Polonia, deri në vitin 2012, do të përmbushë të gjitha kushtet për hyrjen në eurozonë, e cila angazhohet që deficiti buxhetor të ulet në 3 për qind të GDP-së, deklaroi kryeministri polak Donald Tusk.
“Polonia tani është në udhëkryq, në përpjekje të kompensojë vonesat”, tha ai dhe shprehu kënaqësinë që rritja e ekonomisë polake prej 1.7 për qind ishte më e larta vitin e kaluar në BE.
Si synim kryesor të qeverisë, kryeministri Tusk sheh luftën kundër huamarrjes së tepruar, një dukuri e intensifikuar gjatë krizës botërore në gjithë BE-në.
Deri në vitin 2012, Tusk ka thënë se duhet të reduktohet deficiti buxhetor në 3 për qind, ashtu siç kërkojnë kriteret e Mastrihit, të nevojshme për të kaluar në zonën e euros.
Qeveria polake do të fillojë përsëri privatizimin, të ndaluar gjatë krizës ekonomike.
Tusk thotë se gjatë këtij viti pritet të ardhura nga privatizimi në vlerë prej rreth 6.5 miliardë euro.