Brukseli Shqiperia i permbushi kriteret koha per heqjen e vizave

Komisionerja e BE per Ceshtjet e Brendshme Sesilia Malstrom ka garantuar ministrin Lulzim Basha se Keshilli i BE-se do te aprovoje ne nentor vendim-marrjen finale per heqjen e regjimit te vizave per qytetaret shqiptare. Permbushja e kritereve nga kabineti Berisha faktori kryesor per kursin pozitiv te politikaneve te Bashkimit Europian
Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka marre garancine e komisioneres se Bashkimit Evropian per Ceshtjet e Brendshme dhe Drejtesine Cecilia Malmstrom per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare brenda vitit 2010-e. Gjate nje takimi te zhvilluar ne Bruksel me ministrin Basha komisionerja evropiane Malmstrom vlereson se autoritetet shqiptare kane realizuar kriteret baze per liberalizimin e vizave me vendet e Schengen-it. Sipas saj tashme ka ardhur momenti per marrjen e vendimit nga ana e institucioneve te unionit.
Komisioni Europian ka shpallur raportin e tij per vleresimin teknik te procesit ku thuhet se Shqiperia i ploteson kushtet e udherrefyesit se vendi ka bere ate qe duhet te bente dhe se ne rekomandojme heqjen e vizave. Tani i takon Keshillit te Ministrave te BE te vendose u shpreh komisionerja Malmstrom.
Ne takimin me Komisioneren Malmstrom ministri Basha shprehu mirenjohjen qe Komisioni i mbeti besnik perkushtimit te vet qe pas konstatimit te permbushjes se kushteve te rekomandonte heqjen e vizave per qytetaret shqiptare.
Basha informoi Komisioneren Malmstrom edhe mbi hapat qe Shqiperia vazhdon te hedhe ne drejtim te konsolidimit te arritjeve dhe te rezultateve qe bene te mundur rekomandimin e Komisionit.
Per Shqiperine procesi nuk ishte thjesht nje fushate me fillim dhe fund por eshte dhe mbetet mbi te gjitha nje proces i perkushtimit te thelle te qeverise shqiptare ndaj standardeve dhe reformave per ta bere vendin pjese te denje te strukturave te Bashkimit Europian deklaroi ministri i Brendshem Basha.
Basha njohu Komisioneren Malmstrom edhe me fushaten e institucioneve shqiptare per informimin e qytetareve mbi liberalizimin e vizave ku perfshihet edhe shperndarja e informacionit ne sportelet e institucioneve te perfshira ne kete proces dhe per pergatitjet per momentin kur do te filloje levizja e lire.
Perpjekjet dhe kontributi i Shqiperise per rritjen e bashkepunimit rajonal ne lufte kunder krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme dhe krimit transkufitar ishin nje tjeter teme diskutimi ne takimin e ministrit Basha me Komisioneren Malmstrom.
Ne perputhje te plote me angazhimin e institucioneve te Bashkimit Europian per heqjen e vizave per qytetaret e te gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor Shqiperia po luan nje rol aktiv per konkretizimin e nje Schengen-i ballkanik ne kuader te presidences shqiptare te Nismes Rajonale per Migrimin Azilin dhe Refugjatet tha ne takim ministri i Brendshem Lulzim Basha.
Liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare ishte objekti kryesor i diskutimeve edhe ne takimet qe Basha zhvilloi ne Bruksel me Grupin e Punes per Ballkanin Perendimor te Keshillit te Bashkimit Europian Drejtorin e Pergjithshem per Zgjerimin Michael Leigh dhe me Melchior Wathelet Sekretarin e Shtetit per Migrimin dhe Azilin te Belgjikes vendit qe mban presidencen e radhes te Bashkimit Europian.