E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Sarcozy i konfirmon kryeministrit Berisha viziten e afert ne Tirane

21-09-2010 / Gazeta 55

Presidenti karizmatik i Frances i ka deklaruar kryeministrit shqiptar Sali Berisha gjate takimit dje ne Nju Jork se ka perfshire ne axhenden e tij te afert nje vizite ne Shqiperi si nje tregues te bashkepunimit te ngushte mes BE-se dhe qeverise demokratike te Tiranes

Presidenti i Frances Nikola Sarkozi i ka komunikuar kryeministrit Sali Berisha vendimin e tij per te vizituar Shqiperine ne nje te ardhme te afert.
Gjate punimeve te sesionit te 65-te te Asamblese se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork kreu i qeverise Berisha ndoqi takimin Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit ku edhe zhvilloi nje takim te shkurter me presidentin e Frances Nikola Sarkozy dhe ministrin e Puneve te Jashtme te Frances Bernard Kouchner. Ne takim biseda u perqendrua teresisht ne viziten e presidentit francez Sarkozy ne Shqiperi. Ne kete kontekst Presidenti Sarkozi i rikonfirmoi kryeministrit Berisha deshiren dhe vendimin e tij per te vizituar Shqiperine ne te ardhmen duke u shprehur se per te eshte nje kenaqesi e madhe.
Ne takimin me ministrin e Jashtem Kushner Berisha ka trajtuar si prioritare integrimin e Shqiperise dhe liberalizimin e vizave. Mbeshtetja franceze mbetet e pakursyer per keto aspirata te rendesishme te qytetareve shqiptare. E njejta mbeshtetje i eshte ofruar kryeministrit Berisha ne viziten e tij te fundit ne Paris me 20 dhjetor 2010 ku u prit ne nje takim te vecante ne pallatin Elise nga Presidenti Sarkozy. Pata nje takim te shkurter te shkelqyer me presidentin Nikola Sarkozy bisede e cila u fokusua teresisht ne viziten e tij te ardhshme ne Shqiperi. Gjate vizites sime ne Elise Presidenti Sarkozy me ka premtuar ne menyre te qarte se do vizitoje Shqiperine. Presidenti Sarkozy me rikonfirmoi vendosmerisht deshiren e tij dhe vendimin e tij per nje vizite te ardhshme ne Shqiperi u shpreh kryeministri Berisha gjate nje interviste per Televizionin Publik Shqiptar.
Shefi i ekzekutivit hodhi poshte aludimet e disa eksponenteve mediatike ne Tirane te cilet u shprehen se Franca mund te jete nje nga vendet qe mund te bllokoje procesin e vizave. Berisha tha se Franca eshte nder vendet themeluese te BE-se dhe se Shqiperia do kete mbeshtetje maksimale ne proceset e integrimit. Sipas kryeministrit vendimi i vendeve te Unionit porsa i takon liberalizimit te vizave do jete qartesisht nje vendim pozitiv. Franca eshte nje vend themelues i Bashkimit Evropian dhe une jam i bindur se ne rast se Franca me te drejte shqyrton me kujdes te gjitha standardet e realizuara Shqiperia do kete mbeshtetjen e plote te saj dhe jam i bindur se Franca kete qendrim ka pra deshiron te sigurohet qe standardet jane realizuar. Por kete nuk e deshiron vetem Franca por cdo vend anetar te cilet kane marre tani vendimin pas komisionit dhe tre ceshtjeve te shtruara ne korrik dhe eksperteve dhe po bejne shqyrtimin per te cilin une kam bindje dhe besim te madh qe do te jete nje pergjigje pozitive deklaroi kreu i qeverise Sali Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›