E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat- Ura e Lapardhicës zëvendesoi dërrasën e vdekjes

Berat- Ura e re mbi lumin e Lapardhicës ka zëvendësuar dërrasën e vdekjes. Tashmë ura e re që do të ndërtohet do t’i japë fund mankthit të banorëve të cilët kalonin çdo ditë në një dërrasë, që shumë herë i ka rrezikuar jetën. Komuna e Lumasit me 8 mijë banorë prej vitesh ishte lënë në harresë. Lumi i Lapardhicës kishte prurje të mëdha gjatë dimrit. Ndërkaq kjo ka përbërë problem serioz edhe për faktin sepse mbi të duhej të kalonin fëmijët për të shkuar në shkollë.

Jo më larg se 2 vjet më parë rrëzikuan të mbyteshin 8 nxënës, pasi u rrëmbyen nga rrjedha e lumit dhe arritën të shpëtoheshin vetëm nga ndërhyrja e banorëve përreth. Në jo pak raste është arritur deri aty sa është pezulluar mësimi kur lumi ka pasur prurje në sasi të mëdha.

Fatima Gorezi/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Berat, rikthehen ndërprerjet e energjisë elektrike Berat- Rikthehen ndërprejet e enërgjisë në Berat dhe Kuçove. Sipas...
  2. Ali Asllani, Nderi i Kombit pas vdekjes Njihet si poeti i dashurisë për mijëra vargjet e shkruara...
  3. Mercury “In Memoriam”, homazh në 20 vjetorin e vdekjes I shndërruar në një legjendë dekada më parë, lideri i...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›