E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadiu me Topin: Mbështetje talenteve shqiptarë

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu tha sot se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të nderuar gjithmonë emrin e kombit shqiptar dhe në veçanti për të nxjerrë edhe më në pah vlerat dhe talentin e artistëve shqiptarë.

Kadiu u prit sot nga Presidenti i republikës, Bamir Topi me të cilin zhvilloi një takim miqësor, ku përfitoi dhe nga rasti për ti uruar Një Vit të Ri 2012 sa më të gëzuar e të mbarë.

Gjatës bisedës, Topi çmoi veprimtarinë e shquar artistike të balerinit shqiptar, i cili është shpallur edhe Ambasador i Kombit në vitin 2008 nga vetë Presidenti Topi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›