E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani do ta presë Vitin e Ri pa koncert festiv

Elbasan- Atmosfera festive e fundvitit po ndjehet edhe në qytetin e Elbasanit. Qendra e qytetit ndriçon nga dritat e shumta që janë vendosur përgjatë murit të kalasë dhe në çdo pemë. Pak ditë më parë u ndezen edhe dritat e pemes tradicionale në qendër të shëtitores.

Ndërkaq mesohet nga burime të bashkisë, se këtë vit do të mungojë koncerti festiv në natën e ndërrimit të viteve. Pasi në Elbasan koncerti i fundvitit shoqerohet me fishekzjarre dhe kaposlla të shumta, që hidhen nga njerëzit në drejtim të këngëtarëve, duke sjellë disa herë edhe largimin e tyre nga skena.

Nga ana tjetër edhe pse fondet kanë qënë të pakta për ndriçimin dhe zbukurimin e qytetit, sërish atmosfera nuk po mungon në Elbasan.

Enerta Dauti/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. George Michael, koncert madhështor në “Royal Albert Hall” Pas një viti të vështirë siç ishte 2010-a, këngëtari George...
  2. Tiranë, program festiv për Ditën e Pavarësisë Tiranë- Festa e Flamurit pritet të gjallërojë akoma më shumë...
  3. Lady Gaga, këngëtarja më e pasur në vitin 2011 Ajo ka njohur sukses ndërkombëtar në vetëm pak muaj, ka...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›