Tregu i Varrit të Bamit në Tiranë, të ushqehesh mes pisllëkut
Disa tregtarë nuk pranojnë të kryejnë aktivitetin e tyre në vendet e caktuara nga Bashkia, disa të tjerë respektojnë përcaktimin e vendndodhjes por nuk kanë kushtet e duhura për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Por në fund përgjigjia apo kryefjala është e njëjta, kushtet e munguara higjeno-sanitare që dëmtojnë konsumatorët në mënyrë të drejtëpërdrejtë.
Në vazhdën e ndjekjes së problematikës të kushteve në tregjet e Tiranës, stafi i IDEAs ishte në tregun afër vendit të quajtur Varri i Bamit. Kushtet në të cilat shitësit dhe konsumatorët shkëmbenin produktet e shportës ishin të mjerueshme. Kudo të zë syri vetëm arka sipër tendave ku kryhet ky aktivitet. Sipas banorëve të zones, ky treg vetëm i tillë nuk mund të quhet, pasi kushtet higjeno-sanitare janë në nivele të ulëta.
Në qoftë se do të shikosh Kabulin, mund të vish këtu.- u shpreh një konsumatore, e cila edhe pse nuk e ka parë Kabulin, i referohet si një njësi matëse e shkatërrrimit dhe degradimit.
Jo vetëm arkat përbëjnë një shqetësim për këta banorë por edhe fakti që detyrohen të blejnë produkte të shportës shpeshherë të përbaltura, për shkak në vendosjes në tokë të produkteve nga tregtarët .
Ky treg nuk ka as dysheme as tavan. Detyrohemi të shesim në këto kushte, ku shpeshherë sëmuremi për shkak se është ftohtë. Jemi ankuar kushedi sa herë por askush nuk na përfill, fjalët tona bien në vesh të shurdhër u shpreh një tregtar.
Faktor tjetër, për të cilin ngrihet akoma më shumë alarmi, është edhe për kalimin e brejtësve në mall duke u kthyer në vatër sëmundjesh dhe infeksionesh.
Gjendja këtu është e tmerrshme, këtu kalojnë minjtë në ushqime, do të na zënë 100 sëmundje, të cilat mund të shfaqen sot apo ndoshta edhe në një të ardhme të afërt- shprehu shqetësimin e tij një banor tjetër.
Të pyetur në qoftë se u është ofruar ndonjë zgjidhje, qytetarët ngrenë supet, disa duke thënë se i është premtuar së shpeJti rregullimi i tregut por pa një datë të përcaktuar, dhe disa që nuk janë në dijeni aspak të një vendimi të tillë.
Ata të bashkisë na kanë thënë që do të ndërtohet së shpejti, por se kur nuk e dimë.- thotë një qytetare tjetër.
Stafi i gazetës IDEA do të vazhdojë të ndjekë nga afër si dhe të përçojë shqetësimet e qytetarëve edhe në tregje të tjera me problematika të ngjashme, duke ngritur kështu zërin e tyre për këto shqetësime që lidhen drejtpërdrejtë me mirëqënien shëndetësore.
Xhulia Karavella/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Tiranë- Ferrit të vend-parkimeve i shtohen edhe makinat e “braktisura” Sikur të mos mjaftonte vetëm mungesa e vend-parkimeve në kryeqytet,...
- Ferri i parkimit në Tiranë, pushtohen edhe trotuaret Për vite me radhë nuk u mendua për ndërtimin e...
- Djali i Remzi Hoxhës: Sillni Ilir Kumbaron në Tiranë Prishtinë - Në pritje të vendimit të Gjykatës ë Lartë,...