Kongresmeni: Mishele Obama, sa vithe të mëdha! (FOTO)
Share
Kongresmeni amerikan, Jim Sensenbrenner, duhet ta ketë mërzitur me të vërtetë shumë Zonjën e Parë të Shtëpisë së Bardhë, Mishele Obama. Kjo, pasi sipas mediave amerikane, ai ka thënë se Mishele i ka vithet shumë të mëdha.
Ai ia tha këtë dikujt në telefon teksa po priste në Aeroportin Reagans në Washington DC. Jim ka thënë se Mishele është duke dhënë një shembull jo të mirë për fëmijët, për shkak të vitheve të mëdha. Ajo na mëson se si të hamë si duhet, e vetë i ka vithet kaq të mëdha, ka thënë Jim.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, zyra e shtypit të tij ka thënë se Jim do ta marrë në telefon zonjën Obama për ti kërkuar falje.
Megjithatë, në fjalët e tij ka një farë të drejtë, nëse sheh me vëmëndje zonjën Obama nga prapa.



