E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Për energjitë e rinovueshme, i kemi potencialet

Tiranë- Ne kemi mundësi të bëhemi një vend me 100 përqind prodhim energjie të rinovueshme dhe eksportuesi Iisaj. Ne i kemi të gjitha potencialet të jemi një superfuqi e vogël e kësja energjie në rajon. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka të ecim në këtë rrugë pasi rezervat ujore të vendit janë shfrytëzuar vetëm më pak se 1/3 ndërsa 2/3 presin të shfytëzohen u shpreh kryeministri i vendit Berisha, gjatë një konference që po zhvillohet për pasuritë hidrike në vend. Sipas kreut të qeverisë vendi ynë i ka të gjitha potencialet për të përdorur energjitë e rinovueshme.

Madje ai ka vlerësuar ligjin për koncesionet e hidrocentraleve si shumë të sukseshëm. Pasi sipas kryeministrit ishte falë atij ligji që u bë i mundur nënshkrimi i 110 kontratave për ndërtimin e rreth 300 hidrocentraleve në Shqipëri.

Falë këtij ligji shpërtheu një garë e paparë në historinë e tregut të vendit. Rezultati i garës është se qeveria ka nënshkruar 110 kontrata për ndërtimin 300 HEC-eve. Ligji i cili nuk lejon qeverinë të negociojë me investitorët parandalon edhe dështimin- u shpreh Berisha.

Më tej kryeministri Berisha ka garantuar investitorët e huaj dhe vendas  se qeveria shqiptare do të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për përshtatjen e standarteve më të mira, në mënyrë që t’i shërbejnë performancës së mirë të tyre.
Suksesi juaj ka një rëndësi përcaktuese në zhvillimin e këtij vendi. Suksesi juaj i cili buron në pasuritë e këtij vendi dhe do të shndërrohet në vlera për qytetarët. Suksesi juaj do ta bëjë Shqipërinë një superfuqi të vogël energjitike në rajon – përfundoi fjalën e tij Berisha.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Berisha: “Aleanca e plehut” do vota nga “plehu”
  2. Berisha: Aksidentët rrugore, Shqipëria shifra të larta
  3. Berisha: do rrisim rrogat dhe pensionet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›