E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, 300 nena s'marrin shperblimin e lindjes

BERAT/ Dhe pse u miratua nje vit me pare ligji per shperblimin e nenave qe sjellin ne jete femijet e tyre, ne Berat vetem pese nena kane perfituar nga ky ligj. Qe pas aprovimit te tij nga Ministria e Brendshme, ligji ka ngelur ne leter sipas burimeve nga bashkia e Beratit, pasi mungesa e akordimit te fondeve nga ana e kesaj Ministrie ka bere qe nenat mos te marrin shperblimin e tyre. Burime nga zyra e finances prane bashkise se ketij qyteti, beri me dije se jane 300 nena ne kete qytet qe presin te marrin shperblimet per femijet e sjell ne jete. Prane zyres se finances mesohet se kane mberritur certifikatat me femijet e regjistruar lindur gjate ketij vitit, por ende nuk eshte bere shperblimi per nenat. Sipas shefes se kesaj zyre, Luiza Baze vetem pese nena ne kete qytet jane shperblyer me shumen prej 50 mije lekesh te vjetra per lindjen e femijeve, shperblimi i marre ne muajin e pare te aprovimit te ketij fondi, ne muajin qershor te vitit te kaluar. Baze shprehet se Ministria e Brendshme nuk ka aprovuar ende fondin prej 15 milione lekesh te vjetra, per shperblimin e lindjes se 300 nenave qe kane depozituar certifikatat e lindjes. Fondi qe duhej te levrohej nga ana e Ministrise do t'i kaloje me pas bashkise per shperndarje, gje e cila deri me sot nuk eshte bere me gjithe kerkesat e bera nga bashkia e Beratit. Nderkohe reagimi ka ardhur nga nenat e ketij qyteti, pjesa me e madhe e te cilave te papuna dhe me kushte minimale te jeteses, te cilat deklarojne se nuk kane arritur te perfitojne as ndihmen minimale te shperblimit qe iu eshte premtuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›