E Diel, 1 Nëntor 2026

Vace Zela, zeri i jashtezakonshem qe mbushte me energji skenen shqiptare

Vace Zela, e lindur me 7 prill te vitit 1939, nje vajze nga Lushnja, qe u be artistja e popullit, nuk e kishte menduar se te kenduarit e kenges shqipe do ta perfshinin ne librin e 500 personaliteteve me me shume influence ne bote, e vetmja shqiptare qe mori kete cmim nga Instituti i Biografive ne Amerike.

Ne Paris, e krahasuar me kengetaren e madhe franceze, Edit Piaf, ndersa ne Itali me te madhen Mina, teksa poeti, Visar Zhiti do e quante zerin e Vaces, nje pjese te lirise se munguar.

Do te kendonte qe e vogel ne aktivitetet e ndryshme qe organizoheshin ne qytetin e saj, ku u zbulua si talent per te qene paskesaj pjese integrale e te gjitha festivaleve te muzikes ne radio dhe me vone ne radio- televizion, qe prej organizimit te pare te tyre ne vitin 1962 dhe deri ne vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e cmimit te pare. Po ajo ka nje kontribut te rendesishem edhe ne muziken e filmit, ne te cilin ka interpretuar shume kenge, pjese e muzikes se filmave.

Per yllin e muzikes shqiptare do te vinin njeri-pas tjetrit cmime te shumta. Kenget "Celu si mimoza", "Djaloshi dhe shiu", "E dua vendin tim", "Endrra ime", "Lemza", "Nenave shqiptare", "O diell i ri", "Sot mbusha 20 vjet", "Te lumtur te dua" e shume te tjera do te mbeteshin ne fondin e arte.

Ndersa cmimet qe do te shkonin per kengetaren jane te panumerta. "Artiste e Merituar" ne '73-in, "Artiste e Popullit" ne '77-en, "Mjeshtre e madhe e punes", "Qytetare nderi e Lushnjes", po ne qytetin e lindjes. Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit nje bust, presidenti Alfred Moisiu i akordoi "Nderi i Kombit", ndersa u shpall edhe "Qytetare Nderi e Qarkut te Fierit.

Cmime te tjera ka marre edhe jashte territorit te Shqiperise. Ajo ka marre Diskun e Arte nga Amerika, per kontribut ne shoqeri ne vitin '97, eshte zgjedhur gruaja e vitit '97-98 ne Kembrixh te Anglise, "Mikrofoni i Arte", nga Ministria e Kultures e Kosoves, "Cmimi i karrieres" e shume te tjera. Ndersa Institutit Biografik Amerikan, e rreshton ne botimin e tij nder 500 njerezit me me influence.

Viti 1991 do te shenonte ngjitjen e fundit ne skene per te, pikerisht ne Zvicer, ne nje koncert per shqiptaret qe jetonin atje. Sot, ne moshen 70 vjecare, ajo kujtohet me adhurim nga publiku qe ruan ende sot per kengetaren e madhe.

Prej kohesh Vace Zela, mungon fizikisht ne aktivitetin muzikor, teksa mbetet "Zeri" i jashtezakonshem qe mbushte me energji skenat shqiptare. Ndonese e larguar prej 8 vitesh ne Zvicer, e lumturon fakti qe njerezit e kujtojne, qe ata nuk i kane harruar kenget e bukura qe ajo i percillte nga skena e festivaleve. E ndersa te gjithe shqiptaret do t'i shprehnin ne kete dite, urimin per nje jete te gjate.

Vace Zela jeton me bashkeshortin e saj, Pjeter Rodiqi dhe vajzen, Irma. Studenten e shkelqyer te ekonomikut dhe me pas pedagoge ne kete fakultet dhe qe tashme punon ne Institutin e Statistikave ne Zvicer. Por rikthimi ne Shqiperi, mbetet deshira me e madhe per Vacen.

E kujt si ka rene ne sy ballkoni me lule ne qender te Tiranes, prane Sheshit Avni Rustemi ne Tirane. Ballkoni i shtepise se saj, vazhdon te jete i mbushur plot me lule. Sepse ajo nuk ishte vetem kengetare, por edhe "gruaja e luleve". Per to kujdeset e motra e saj, sigurisht me shpresen se nje dite ajo do t'i preke ato serish.

Sot ne mbremje ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, nen kujdesin e vecante te Zonjes se Pare, Teuta Topi, organizohet nje mbremje Gala kushtuar yllit te kenges shqiptare, e titulluar "Vace Zela, nje grua, nje mit", ne te cilen pritet te marre pjese edhe Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Ne plot 120 minuta artiste te njohur te skenes do te risjellin per publikun kenge te interpretuara ne vite nga Vace Zela.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›