E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te shtohen qendrat e urgjencave ne Tirane"

Urgjenca e kryeqytetit nuk mund te perballoje e vetme fluksin e pacienteve, te cilet perplasen cdo dite aty, por edhe pavijonet e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ndiejne nje fryrje per shkak te ketyre rasteve. Duke pare kete situate, drejtori i Autoritetit Shendetesor te Tiranes, Mhill Gecaj ka kerkuar shtimin e numrit te qendrave te urgjencave ne kryeqytet. Sipas tij, numri i popullsise eshte trefishuar gjate ketyre 20 viteve te fundit, kurse numri i qendrave te urgjencave ka mbetur ai i para viteve '90, vetem nje.

Propozimi

Kryeqytetit duhet t'i shtohen disa pika shendetesore ose qendra te urgjences, per te dhene ndihmen e menjehershme ne rastet e aksidenteve apo te semundjeve te ndryshme. Drejtori i ASHR-se, Mhill Gecaj, sqaroi se eshte e nevojshme ngritja e ketyre qendrave perderisa numri i popullsise dhe zgjerimi i kryeqytetit po vjen duke u shtuar. Sipas tij, vetem ne kete menyre do te mund te shmangeshin nje numer vdekjesh. Per kete arsye, organizimi dhe funksionimi i urgjences se Tiranes, duhet te shkoje drejt rajonalizimit te dhenies se sherbimit shendetesor. Shtrirja e madhe gjeografike e rajonit te Tiranes, qe mbulon me sherbim kjo urgjence, por dhe shtimi i popullsise ne numer, e ben te pamundur dhenien e ndihmes ne kohe dhe me cilesine e duhur qytetareve. "Nese ne do te kemi nje urgjence ne rrugen Ndroq -Tirane, apo nje sherbim te rajonalizuar, per shembull nje pike ne Kombinat, atehere sherbimi do te ishte me i shpejte dhe garancia per te shpetuar jete, me e madhe", ka pohuar Gecaj. Aktualisht, Ministria e Shendetesise po punon per kete projekt, duke mundesuar rajonalizimin e urgjences jo vetem per Tiranen, por edhe per rajonet e tjera te vendit.

Funksionimi

Nderkohe, per mirefunksionimin e punes ne kete sherbim te Tiranes, jane te domosdoshme ambientet e pershtatshme, te reja apo te rikonstruktuara te atij ekzistues, por dhe furnizimi me ambulanca te reja etj. Shtimi i autoambulancave te pajisura mire dhe me staf te kualifikuar per te dhene ndihmen e shpejte, eshte i domosdoshem. Sipas tij, eshte e domosdoshme qe te behen trajnime dhe kualifikime per personelin, qe do te thote persona te trajnuar per te dhene ndihmen e shpejte, te cilet mund dhe te mos jene mjeke, si ne shume vende te Bashkimit Evropian. Urgjenca e Tiranes eshte e profilizuar ne dhenien e ndihmes se pare per personat qe kerkojne ndihmen e menjehershme, dhe gjate nje viti rezultojne 900 mije persona, qe kane marre trajtim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›