Pacientet e spitalit Psikatrik te Elbasanit, ne "diete"
Rritja e cmimeve i ka futur pacientet e spitalit Psikiatrik ne Elbasan ne nje diete te detyruar. Sipas perllogaritjeve te bera ne vitin 1998 cdo pacienti i takonte nje shume ditore prej 257 lekesh, e perllogaritur per te mbuluar nje strukture dietike ditore, me 11 asortimente ne rreth 3000 kalori. Por, rritja e cmimeve gjate ketyre viteve te fundit ka detyruar pacientet qe te konsumojne me pak se ajo qe eshte percaktuar. Per kete arsye Avokati i Popullit, ka propozuar nje rritje te pageses se ushqimit per pacientet e spitalit Psikiatrik te Elbasanit. "Avokati i Popullit konstaton me shqetesim se reduktimi me 60% i ushqimit te te semureve, per shkak te mos reflektimit ne kuote te rritjes se cmimeve, eshte nje shkelje e rende e te drejtave dhe trajtimit te tyre. Per rrjedhim nuk mund te tolerohen justifikime per mungese fondesh, ne kushtet kur ato jane jetike per te semuret e spitaleve psikiatrike. Ne kete aspekt duhet nenvizuar fakti se shume prej ketyre te semureve jane te abandonuar nga familja dhe per ta, ushqimi i spitalit eshte burimi i vetem jetik i perditshem", thuhet ne rekomandimin e dhene pak dite me pare nga Avokati i Popullit. Nderkohe nga ana tjeter Ministria e Shendetesise ka bere kalkulimet dhe ka arritur ne perfundimin se, per nje pacient sot nevojiten 485 leke ne dite. Por, kjo kerkese e Ministrise se Shendetesise nuk eshte pranuar nga Ministria e Financave. Kjo e fundit nuk ka akorduar nje fond lekesh per kete rritje por ka rekomanduar qe per vitin 2010 te parashikohet ne projektbuxhet ky lloj shpenzimi. Duke pare mosmarreveshjet e dy institucioneve qeveritare ka nderhyre tek Avokati i Popullit i cili ka kerkuar zgjidhje te menjehershme te problemit dhe shtim te kuotes se ushqimit per pacientet e spitalit Psikiatrik te Elbasanit.
Ushqimet
Lista e ushqimeve per pacientet eshte reduktuar ndjeshem. Nga 11 produkte qe duhet te konsumoheshin, tashme te semuret marrin vetem 4 prej tyre dhe kjo per shkak te rritjes se cmimeve gjate ketyre 11 vjeteve. Sot konsumohet buke, kos, mish, dhe djathe.
Ushqimet
Lista e ushqimeve per pacientet eshte reduktuar ndjeshem. Nga 11 produkte qe duhet te konsumoheshin, tashme te semuret marrin vetem 4 prej tyre dhe kjo per shkak te rritjes se cmimeve gjate ketyre 11 vjeteve. Sot konsumohet buke, kos, mish, dhe djathe.