E Diel, 1 Nëntor 2026

Gabojne shenjestren, vrasin biznesmenin

Shkoder- Ndodhet ne vendin e gabuar dhe ne momentin e gabuar, mbetet viktime e nje bresherie plumbash te derdhura nga armet e dy vellezerve, qe perpiqeshin te vrisnin kundershtarin e tyre. Nadir Cuku, 40 vjec, babai i dy femijeve, eshte qelluar me nje plumb ne gjoks rreth ores 23:00 te se henes, teksa pinte kafen e mbremjes si zakonisht ne lokalin "Fontana", ne rrugen "Kol Idromeno" te Shkodres. Biznesmeni i kozmetikeve, qe pak muaj me pare kishte leshuar truallin per nje pallat ne ndertim, ka nderruar jete menjehere sapo ka mberritur ne spital. Policia nisi hetimet dhe mengjesin e djeshem deklaroi zyrtarisht se autoret e dyshuar jane vellezerit Ilir dhe Basri Baba, 32 dhe 35 vjec, banues ne Mjede, te cilet u shpallen ne kerkim. "Cuku nuk ishte shenjestra e autoreve, por shtetasi N. Harusha, i cili i ka sulmuar i pari, vellezerit Baba me arme dhe keta i jane kunderpergjigjur pas nje konflikti jashte lokalit", thane burime zyrtare per ngjarjen.

Nadir Cuku kishte shkuar ne lokal rreth ores 22:00 te mbremjes, nderkohe qe me pas ne rrugen prane universitetit kishte nisur nje sherr mes tre personave. Deshmitaret kishin pare dhe degjuar debatin e ashper midis N. Harushes dhe Ilir dhe Basri Babes per motive qe ende mbeten mister. Ne kete moment Harusha ka qelluar me pistolete ndaj vellezerve dhe keta te fundit e kane ndjekur kemba-kembes te armatosur me automatik dhe pistolete. Teksa kane menduar se autori ishte futur pikerisht ne lokalin "Fontana", kane shkallmuar deren e tij duke hyre brenda. Ambienti gjysme erresire brenda lokalit, ka bere qe ata te mendojne se pikerisht aty ku ishte ulur Cuku gjendej kundershtari i tyre, duke leshuar edhe bresherite e plumbave. Pasojat kane qene tragjike. Dhjetera kliente jane shtrire pertoke dhe gjate largimit te autoreve, eshte gjetur trupi i pergjakur i 40-vjecarit. Deshmitaret thane se 40-vjecari ishte klient i perhershem dhe qendronte gjithnje me shoket ne tavoline. Ata i thane policise se Cuku ishte i pafajshem, pasi gjendej aty prej nje ore. Policia shpalli ne kerkim vellezerit Baba, per veprat penale te "tentatives se vrasjes", "vrasjes" dhe "armembajtjes pa leje". Per shenjestren e sulmit nuk u dha asnje shpjegim tjeter, nese ishte kontingjent apo i shoqeruar. Policia gjeti 4 gezhoja automatike e pistolete ne vendngjarje.

Deshmitari I

Sipas Altin P., nje nga klientet e perhershem te lokalit, Nadiri zakonisht ishte i shoqeruar me nje grup shokesh. "U hap dera dhe ata qe kthyen kokat kane mundur te shohin imazhin e dy burrave. Mbaj mend se njeri ishte biond, tjetrin nuk e kujtoj. Shkelmuan deren dhe qelluan pa paralajmerim", thote Altini.

Deshmitari II

Alban Tuka thote se ka degjuar te shtenat ne rruge fillimisht, teksa ishte ulur perballe lokalit "Fontana", i quajtur "Pizzeria". "Me pas kam pare fillimisht nje burre qe eshte larguar ne drejtim te Universitetit dhe dy te tjere, qe hyne ne lokal dhe leshuan bresheri".

R.Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›