E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, Bashkia përballë këshilltarëve për borxhet

Këshilli Bashkiak i Beratit

BERAT – Bashkia e Beratit është vënë dje përballë këshilltarëve që i kërkuan llogari për borxhet karshi CEZ-it dhe, për pasojë, janë lënë pa rroga punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe asaj të Ndriçimit Rrugor. Këshilltarët e të dyja palëve janë shprehur se Bashkia ka marrë rrogat e saj, ndërsa nuk ka para për të shlyer këta punëtorë. Nga materiali që kanë pasur në duar këshilltarët dje rezultoi se Ujësjellësi i ka CEZ-it 850 mijë lekë borxh, ndërsa Ndërmarrja e Ndriçimit Rrugor një shumë prej 16.5 milionë lekësh. Sipas tyre, Ndërmarrja e Ujësjellësit duhet të subvencionohet me 65 për qind nga Bashkia. Nga ana e tij, kryebashkiaku Fadil Nasufi deklaroi se borxhi është krijuar që prej vitit 2007, kur Bashkisë i kaluan aksionet e usëjellësve të Beratit, Kuçovës, Vërtopit dhe Otllakut. Sipas Nasufit, e vetmja mundësi për të dalë nga kjo gjendje është mbledhja e taksave deri në një, ndërprerja e ndriçimit gjatë natës në rrugë dhe vendosja e matësve elektronikë, për të frenuar abuzimet me rrjetin ujësjellës.           d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›