Berat Brace akuzon ministrat per shpenzime ne fushate
BERAT- Deputeti I PS ne qarkun e Beratit Erjon Brace ka qene sot ne komunen Vertop ne rrethin e Berati ku ka prezantuar kandidatin e Partis Socialiste per zgjedhjet vendore te 8 majit Flamur Balliu. I shoqeruar nga kryetari i Keshillit te Qarkut Pelivan Shatri dhe socialiste te tjere te deges vendore deputeti Brace i kerkoi banoreve te zones qe te votojne kryetarin aktual te kesaj komune Flamur Balliu i cili rikandidon serishte perball kandidatures se PD-se ne kualicion me LSI-se Guximtar Gojka.
Brace eshte shprehur ne fjalen e tij perpara banoreve te zones se votat ndaj kandidadti te majte Balliu nuk jane vota kunder kandidadtit tjeter te zones por vota kunder qeverisjes se djathte kryesuar nga Berisha qe po varferon me teper vendin po merr jete njerezish per te mbajtur pushtetin ashtu sic dhe beri sipas tij me ngjarjen e 21 janarit. Deputeti i majte Erjon Brace akuzoi kryeministrin Berisha per keq qeverisje uljen e te ardhurave per qytetaret e ketij vendi dhe u kerkoi banoreve te zones qe duke votuar kandidatin e majte Balliu japin voten kunder kunder qeverise ne pushtet.
Ministrat e kesaj qeverie Genc Pollo Fatmir Mediu ju sapo i pate qe kan nisur fushaten ne zonen tuaj ju drejtua Brace banoreve te zones. Ministra te qeverise Berisha prefekti i qarkut drejtues te policise levizin me mjetet e shtetit per te bere fushate elektorale duke shperdoruar te ardhurat qe vijne nga taksat tuaja ju drejtuat ai banoreve te zones ne nje kohe qe kryeministri i tyre ka premtuar se do te shkurtoj shpenzimet e deputeteve punonjesve te adimistrates u shpreh deputeti Brace.
Ai deklaroi se keto zgjedhje duhen marre me seriozitet pasi vetem ne kete menyre kjo parti do te shmang mundesine e vjedhjes se votave per mos lejuar kete gje qe sipas tij solli te djathtet ne pushtet. Ndersa kryetari aktual i kesaj komune Flamur Balliu njekohesisht dhe kandidat i saj per zgjedhjet vendore u shpreh se kjo komune eshte lene krejtesishte pas dore nga qeveria duke mos perfituar as fonde per infrastrukte as bursa per studentet duke qene nje komune e majte. Ai kerkoi votat e banoreve te tij duke pohuar ashtu si dhe deputeti Brace se gara nuk eshte vetem per nje kundershtar te cilin e konsideroi si nje banore te zones por nje gare per ti dhene fund qeverise Berisha e cila ka lene kete zone ne harrese te plote.