Ligjet kalojnë faljen fiskale
08/04/2011 Projektligji për amnistinë të enjten e ardhshme do të votohet në Kuvend
Opozita: Projektligji legalizon aktivitetin e mafies në Shqipëri
Projektligji i paraqitur nga qeveria për amnistinë fiskale ka nxitur debate mes deputetëve të PS-së dhe PD-së në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Mbledhja e djeshme e këtij komisioni u zhvillua paralelisht me seancën parlamentare, në ambientet e Parlamentit dhe jo të Kryesisë së Kuvendit. Nga ana e saj, përfaqësuesit e opozitës hodhën dyshimet e tyre mbi miratimin me procedurë të përshpejtuar, jo vetëm sepse miratimi i tij po bëhet për shkak të fushatës zgjedhore, por gjithashtu ky projektligj i hap rrugë legalizimit të aktivitetit të mafies në vendin tonë. “Nuk po shikoj që për këtë të jetë mbledhur Komiteti i Politikave Ekonomike të qeverisë. Nuk po shoh të jetë shprehur qartazi Guvernatori i Bankës. Nuk po shoh të jenë shprehur institucione ndërkombëtare që observojnë të metat e Shqipërisë, si Banka Botërore, FMN-ja. E kemi biseduar me ta dhe na thanë ‘kujdes’, sepse kjo mund të sjellë dhe legalizimin e mafies në vendin tuaj”, u shpreh Pandeli Majko dje në komision. Pyetjeve të ngritura nga deputeti i PS-së, iu përgjigj zëvendësministri i Ekonomisë, Alfred Rushaj, i cili garantoi se “ata që janë dënuar sipas ligjit antimafia, nuk mund të përfitojnë nga kjo amnisti. Kështu që verifikimi i pasurisë së tyre do vazhdojë të jetë me të njëjtin intensitet dhe me të njëjtat organizma, pa interferuar aspak në dëmtim të ligjit antimafia”. Pavarësisht kundërshtimit të opozitës për kalim të këtij projektligji, në mbledhjen e dytë të zhvilluar më pas në Kryesinë e Kuvendit, deputetët e mazhorancës vendosën ta kalojnë për votim në Kuvend projektligjin për amnistinë fiskale.
Pikëpyetjet e Majkos
“Ju thatë që me këtë ligj nuk do të trajtohen të gjithë ata që janë të dënuar me ligjin antimafia. Mirëpo koncepti i mafies, ose ata që punojnë në të zezë është më i gjerë. Nuk po shikoj që për këtë të jetë mbledhur Komiteti i Politikave Ekonomike të qeverisë. Nuk po shoh të jetë shprehur qartazi Guvernatori i Bankës. Nuk po shoh të jenë shprehur institucione ndërkombëtare që observojnë të metat e Shqipërisë, si Banka Botërore, FMN-ja. E kemi biseduar me ta dhe na thanë ‘kujdes’, sepse kjo mund të sjellë dhe legalizimin e mafies në vendin tuaj. A do kemi një proces transparent, siç është pak a shumë procesi i legalizimit i shtrirë në kohë, i cili nuk rrezikon të na kthehet në një proces mafioz? Se tani kemi përballë informalitetin e 50 për qind të ekonomisë.”
Zëvendësministri i Ekonomisë, Alfred Rushaj
“Sa i përket afatit të parashikuar, 11 dhjetorit 2011, një nga arsyet që kjo amnisti vjen në këtë moment ka të bëjë me faktin që 2011 është viti i parë ku shtetasit do deklarojnë individualisht të ardhurat e tyre. Personat juridikë që do duan të bëjnë këtë deklarim mjafton të aplikojnë, që ka të bëjë me ushtrimin e së drejtës. Ata që janë dënuar sipas ligjit antimafia nuk mund të përfitojnë nga kjo amnisti. Afati i dhënë nga ne është i aplikueshëm dhe i logjikshëm, në mënyrë që në vitin 2012 të fillojmë të aplikojmë më pas masat ndëshkimore.”
Ilir Rusmaili
Kryetari i Komisionit të Ligjeve theksoi në mbledhjen e djeshme se “nuk e shikoj që opozita është kundër amnistisë fiskale. Parimisht kërkon të shqyrtohet në mënyrë të detajuar ky projektligj. Dhe ne do ta eksplorojmë deri në fund këtë projektligj. Dhe ne do t’ia arrijmë ta realizojmë këtë së bashku. Në rastin më të keq, atë që ti e hedh në kosh të plehrave zoti Tahiri, ne do t’jua japim shqiptarëve. Do t’jua japim, sepse ne e kemi marrë seriozisht këtë nismë.”