Berat/ Gjendet emigranti i humbur prej nje muaji
Eshte gjetur pas me shume se nje muaji kerkimesh nga ana e policise 33-vjecari i humbur nga nje fshat i rrethit te Beratit. Policia e ketij qyteti ka mundur te gjeje dje 33-vjecarin Aziz Gjozi, familja e te cilit dha alarmin per humbjen e tij, nje muaj me pare. Gjoziu eshte pare dje ne qender te qytetit dhe menjehere uniformat blu kane marre masat per shoqerimin e tij fillimisht ne komisariat, ndersa me pas drejt baneses se prinderve. Policia tha se ai kishte ndryshuar emrin ne Hari Gjeza ishte duke ecur qetesisht ne qendren e qytetit, nderkohe qe eshte pikasur nga punonjesit e policise. Ai eshte ne gjendje te mire fizike, por nuk mund te thuhet e njejta gje per gjendjen e tij mendore.