E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkesa, 37 punonjes hedhin ne gjyq TV Arberia

Tirane - Mbyllja e televizionit kombetar TVA eshte shoqeruar jo vetem me protesta, por edhe me padi civile ne gjykate. Ndersa dy dite me pare, gazetaret dhe pjesa tjeter e stafit ka vendosur te protestoje, dje ne Gjykate te Tiranes jane regjistruar plot 37 padi civile kundra ketij televizioni. Te gjitha padite jane regjistruar pak dite me pare ne kete gjykate, padi te cilat kane qene secili me vete, por kane pasur te njejten motiv. Objekti i ketyre padive ka qene "padi per marredhenie pune". Nepermjet kesaj padie, te gjithe ish- punonjesit e ketij televizioni kerkojne rikthimin e tyre ne pune dhe rrezimin e vendimit te marre nga pronaret e ketij televizioni. Pjesa me e madhe e tyre jane gazetare, te cilet punonin prej vitesh ne kete televizion. Sipas kerkesave te depozituar ne Gjykate te Tiranes, sqarohej se ishin larguar masivisht nga puna, duke i nxjerre ne rruge te madhe dhe duke i vene kycin ketij televizioni. Te gjitha padite e tyre jane hedhur ne shortin elektronik dhe do te gjykohen nga gjyqtaret te ndryshem te Gjykates se Tiranes. Keta te fundit do te vendosin pro apo kundra kerkesave te depozituar nga gazetaret. Por jo vetem kaq. Grupi i gazetareve nuk e ka lene zgjidhjen vetem ne rruge gjyqesore, pasditen e djeshme ata kane protestuar te mbeshtetur nga Unioni i Gazetareve dhe MJAFT!. Gazetaret e TV Arberise, por edhe stafi tjeter i ketij televizioni, kerkojne zgjidhjen e ketij problemi tek autoritetet e larta shteterore, duke e nisur protesten e tyre para Kryeministrise dhe Kuvendit. Televizioni kombetar "Arberia" u mbyll pak dite me pare per mungese te financimeve. Mbyllja e ketij televizioni nxori pa pune stafin e saj, te cilet e konsiderojne kete veprim te marre te padrejte.

Pas protestimit perpara Kryeministrise, Kuvendit nga ana e gazetareve te TVA-se kryetari i deges se Unionit te Gjirokastres, gazetari Piro Nase, ka shprehur shqetesimin ne lidhje me veshtiresite financiare qe perballen gazetaret


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›