E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ 45 vjet burg vellezerve Yzeirja per vrasje

Ka perfunduar se ne Fier procesi gjyqesor ndaj Gramoz dhe Ilir Yzeiraj. Dy vellezerit ne bashkepunim me 11 korrik te 1997 kane vrare Sabri Yzeirajn, banor i fshatit Kreshpan nga Cakrani. Prokurori i ceshtjes, Ylli Dhimitri, pasi ka paraqitur provat e dokumentuara prej institucionit te akuzes, ka kerkuar denimin e dy vellezerve Yzeiraj, me 23 dhe 22 vjet burg prej trupit gjykues. Nga ana e tij, avokati mbrojtes i dy te pandehurve, Neshet Ngucaj, ka kerkuar qe klientet e tij te shpalleshin te pafajshem. Pasi ka degjuar dy palet, trupi gjykues, i perbere prej Roland Hysit, ka vendosur qe te denoje me 23 dhe 22 vjet burg per dy vellezerit Yzeiraj. I pandehuri Gramoz Yzeiraj ndodhet ne burgun e Peqinit, ku vuan nje denim tjeter penal, pas marrjes se vendimit te djeshem. Vellai tjeter nuk eshte paraqitur fare ne seance.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›